Për më shumë se tri dekada, ITIL® ka qenë udhëzuesi më i përdorur për menaxhimin e shërbimeve të TI-së. Në vitin 2026, PeopleCert publikoi ITIL Version 5, përditësimin e parë të madh pas ITIL 4 në vitin 2019. Nëse organizata juaj e përdor tashmë ITIL-in, ose po mendon ta përdorë, ja çfarë duhet të dini.
Pse një version i ri?
Që nga ITIL 4, shumica e organizatave i kanë kaluar shërbimet në cloud, kanë hapur kanale digjitale për klientët dhe qytetarët dhe kanë filluar të përdorin inteligjencën artificiale. Teknilogjia Informative nuk është më vetëm mbështetje në prapavijë. Ajo ofron produktet digjitale nga të cilat varet e gjithë organizata. ITIL Version 5 është shkruar për këtë realitet.
Çfarë ka të re
- Produktet dhe shërbimet digjitale, së bashku. ITIL 5 ndjek një cikël jete të vetëm për produktin digjital dhe shërbimin përreth tij, nga ideja e parë deri te tërheqja nga përdorimi. Ekipet e produktit dhe të shërbimit punojnë me të njëjtën pamje, në vend që të ia kalojnë punën njëri-tjetrit.
- Përvoja në qendër. Nuk mjafton më të përmbushet marrëveshja e nivelit të shërbimit. ITIL 5 pyet si e përjetojnë realisht shërbimin përdoruesit, klientët dhe punonjësit. Një shërbim mund të jetë i gjelbër në panel dhe prapë t’i mërzitë ata që e përdorin.
- AI e integruar. PeopleCert e përshkruan ITIL 5 si AI-native. Udhëzimet tregojnë si mund ta mbështesë AI menaxhimin e shërbimeve, ndërsa moduli i veçantë AI Governance trajton përdorimin e përgjegjshëm të saj: të dhënat, rreziqet, përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen njerëzore.
- Rrugë praktike sipas rolit. 34 praktikat mbeten, ndërsa certifikimi tani organizohet në tituj: Practice Manager, Managing Professional, Strategic Leader dhe ITIL Master. Moduli Transformation është i përbashkët për të gjithë.
Çfarë mbetet njësoj
Sistemi i vlerës së shërbimit, shtatë parimet udhëheqëse, përmirësimi i vazhdueshëm dhe rrjedhat e vlerës mbeten baza. Nëse keni investuar në ITIL 4, kjo punë nuk humbet. ITIL 5 ndërtohet mbi të.
Çfarë do të thotë për certifikimet
Certifikatat ITIL 4 mbeten të vlefshme dhe të dy versionet ofrohen paralelisht gjatë një periudhe kalimtare. ITIL 4 Foundation pranohet si parakusht për modulet më të larta të ITIL 5, ndërsa një provim i shkurtër kalimtar (bridge) çon te certifikata ITIL 5 Foundation. ITIL v3 Foundation nuk pranohet. Rrugët e certifikimit i shpjegojmë më në detaje në artikullin e radhës.
Çfarë duhet të bëjë organizata juaj tani?
- Mos nxitoni të i rishkruani proceset. ITIL 5 ndërtohet mbi ITIL 4, prandaj praktikat e mira që funksionojnë sot vazhdojnë të funksionojnë.
- Shikojini shërbimet si produkte. Për secilin: kush e përdor, çfarë vlere sjell dhe kush është përgjegjës për të nga fillimi deri në fund?
- Matni përvojën, jo vetëm SLA-të. Një pyetje e vetme pas mbylljes së një kërkese ju tregon shumë.
- Vendosni rregulla për AI para se ta përdorni. Përcaktoni cilat të dhëna mund të përdorë AI, kush e miraton përdorimin dhe si trajtohen gabimet.
- Planifikoni trajnimet. Stafi i ri mund të fillojë me ITIL 5 Foundation. Ata që kanë ITIL 4 Foundation mund të vazhdojnë me modulet më të larta.
Një shembull
Imagjinoni një tavolinë shërbimi që i përmbush 95% të objektivave të SLA-së, ndërsa punonjësit ende ankohen. Një pyetësor i shkurtër pas çdo kërkese të mbyllur tregon arsyen: shumë kërkesa janë rivendosje të fjalëkalimit dhe secila pret në radhë. Ekipi fut rivendosjen e fjalëkalimit me vetëshërbim, radha zvogëlohet dhe kënaqësia rritet. Në SLA nuk ndryshoi asgjë. Ndryshoi përvoja. Kjo është zhvendosja që kërkon ITIL 5.
Si mund t’ju ndihmoj Excellent ICT
Excellent ICT i mbështet organizatat që të i zbatojnë praktikat e ITIL-it në punën e përditshme dhe i përgatit ekipet përmes trajnimeve praktike..
ITIL® is a registered trademark of the PeopleCert group.
